Weight Loss at Home Easy

5 Simple Tips For Effective Weight Loss At Home

ç'kemi! Stërvitja e sotme për krahët është vetëm 10 minuta Kjo stërvitje është pjesë e programit për krahë të dobëta, të cilin mund t'a gjeni këtu Por nëse nuk po e ndiqni këtë program dhe doni atë djegjen ekstra në rutinën tuaj ju mund ta shtonin këtë mbasi mbaroni stërvitjen e të tërë trupit ose pjesës së sipërme të trupit. Na mbani të informuar me programet tuaja duke na nisur foto, vidjo ose të lini komente poshtë. Mos harroni t'i bëni ‘like', ‘subscribe' dhe të ndizni butonin e njoftimeve dhe le të fillojmë. Ne kemi 14 ushtrime, 40 sekonda ushtrimi dhe 0-5 sekonda pushim. le të fillojmë me rrotullime C. Ngrini të dyja duart anash dhe krijoni C të mëdhaja me duar. Ky ushtrim ndihmon shpatullat dhe krahët dhe më besoni, duket i thjeshtë, por jeni gati për një stërvitje sot. Më pas kemi pompa në mur. Nëse nuk keni një mur në dispozicion, bëni pompa në tokë. Rrini pak më larg se gjatësia e duarve. Përkuluni përpara dhe sigurohuni që kraharori dhe krahët tuaja po e bëjnë të gjithë punën duke e shtyrë trupin mbrapa. Më pas, ne kemi pulse përpara, sillni krahët tuaja anash përsëri dhe bëni paus përpara. Nuk do të bëjmë pushim, do të ndryshojmë në pulse mbrapsht. Tani përkulni pak gjunjët, përkuluni përpara dhe pedaloni me duar kështu: Sigurohuni që të sillni duart tuaja mbrapa derisa brinjët e shpatullave prekin njëra-tjetrën. Ju duhet të ndjeni djegjen tek fundi i krahëve dhe tek kurrizi, gjithashtu. Përsëri nuk do bëjmë pushim, tani shtrëngoni duart mbrapa jush dhe duartrokisni. duart tuaja duhet të jenë duke djegur tani, por vazhdoni t'a shtyni, djema. Një pushim i shkurtër dhe do të kalojmë tek ‘rreth botës', ku do të zgjasni duart përsëri dhe do t'i hapni lart e poshtë botës. Kjo ushtron të gjithë krahët dhe shpatullat, gjithashtu. Nuk ka pushim këtu. Më pas ne do të bëjmë një zgjatje të plotë, kini duart përpara jush si një zombi. Ngriheni lart, hapni krahët anash dhe përsëritni, ka kaluar gjysma e stërvitjes djema, s'kemi shumë përpara. Një pushim i shkurtër dhe do të bëjmë pompa në mur, nëse ndiheni shumë të lodhur, kjo është koha e duhur për të ndryshuar në pozicion dërrasë ose pompa në gjunjë. Tani përkulni pak gjunjët përsëri dhe do të bëjmë pulse dyshe, zgjatni krahët tuaj lart, pastaj sillini poshtë tek kurrizi dhe pulsoni dy herë, sigurohuni që po përdorni tricepët, gjithashtu. Nuk kemi pushim dhe qëndroni në të njejtin pozicion, lëkundni krahët tuaj kështu dhe do të bëjmë disa kryqëzime, nëse po ndjeni djegje në krah, mos u dorzoni. Kemi vetëm 4 ushtrime për të bërë, mund t'a bëni! Një pushim i thjeshtë pesë sekonda dhe do të bëjmë disa pulse përsëri. Tani do të bëjmë pulse për sipër. Nuk kemi pushim, tani ndryshoni në pulse për poshtë. Dhe për ushtrimin e fundit ne kemi rrethorë me krah, zgjatni krahët dje mbajini drejt dhe bëni sa më shumë rrethorë që mundeni. Filloni duke formuar rrethorë përpara për 20 sekonda, pastaj mbrapa për 20 sekonda. Le t'a mbarojmë këtë djema. Dhe tani në drejtimin tjetër. Ju lumtë të gjithë. Shpresoj që kishit një stërvitje krahësh të mirë. Nëse po më urreni tani, thjesht dini se do të thjeshtësohet sa më shumë t'a bëni. Mos harroni të shpërndani disa dashuri duke bërë ‘like' dhe ‘subscribe' dhe duke ndezur zilen për njoftime, dhe shihemi në stërvitjen tjetër. Mirupafshim!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button